”Nismë e re Kombëtare për Shqipërinë 2030”, Rama tregon forcën dhe detaje për mbledhjen e 7 Majit
Kryeministri Edi Rama dhe kabineti qeveritar do të jenë të pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së ditën e nesërme (7 maj) në Kryesinë e Kuvendit.
Rama në një postim në Facebook, ku shihet i veshur me bluzen e Forcave të Armatosura shkruan ”Nesër 10:00 Live TV: Partia Socialiste. Qeverisja-Ligji-Korrupsioni dhe një nismë e re Kombëtare për Shqipërinë 2030. Adresim për grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar”.
Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 10:00, teksa të pranishëm do të jenë edhe deputetë të Partisë Socialiste. Kjo është një mbledhje e përsëritur, pasi edhe disa javë më parë kreu i PS-së iu bashkua grupit parlamentar socialist.