Një deputete kandidate për të zëvëndësuar Ilir Metën si President Republike
Edhe pak javë dhe mazhoranca nis procesin e hapjes së garës për emrin e ri të Presidentit të Republikës.
Sipas nenit 88, pika 2/1 të Kushtetutës, thuhet se “Mandati përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit si President i Republikës. Mandati i Presidentit zgjatet vetëm në kohë lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo. Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit”.
Kryeministri Rama ka deklaruar se zgjedhjen e kandidatit për President do ta bëjë në bashkëpunim me opozitën, por nisur nga zhvillimet e muajve të fundit, kur nuk dihet kush është opozita si dhe kur edhe në atë PD zyrtare që është, ka plasur sherrnaja, duket se mazhoranca do ta zgjedhë vetë nga radhët e saja.
Burime të sigurta tregojnë për “Koha Jonë” se kryeministri në fund të muajit mars do të lejojë hapjen e garës, por emri është përzgjedhur. Presidenti i Republikës do të jetë për herë të parë në historinë e Shqipërisë, femër. Dhe do të jetë një nga emrat e mazhorancës.
Emri që qarkullon në nivele të larta lidhet me një deputete e PS, e cila ka një emër shumë të mirë në publik. Ajo nuk ëshë akuzuar asnjëherë për shkelje ligji, sikurse ka mbajtur dhe mban detyra të rëndësishme.
Me këtë rast në presidencë do të hyjë e para femër si kryetare shteti.
KOHA JONË SONDAZH

