Një ditë pas ultimatumit të Kryeministrit, kreu i Policisë së Shtetit mbledh zëvendësdrejtorët dhe shefat e komisariateve
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka thirrur këtë të premte në mbledhje zëvendësdrejtorët e policisë dhe shefat e komisariateve.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama e akuzoi Policinë e Shtetit si bashkëpunëtorë në krim, pa etikë para qytetarit dhe shumë herë të vënë në shërbim të bizneseve të paligjshme dhe vendosi afatin 100 ditor për të bërë shembuj konkretë.
Sipas News24, në këtë takim janë të pranishëm edhe shefat e komisariateve.
“Asnjë ditë më shumë, që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar, duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. 100 ditë. Ky është një objektiv i palëvizshëm në çdo qark”, ishte ultimatumi i prerë dhe i qartë i shefit të qeverisë.