Një ekip nga Brukseli në Tiranë për procesin ”screening”, do analizohen disa çështje

Pas çeljes së negociatave nga ana e Bashkimit Europian për Shqipërinë, javën e ardhshme do të nisë procesi “screening”. Një ekip nga Brukseli do të vijë në Tiranë.

Aty evidentohet se çfarë duhet plotësuar për të hapur dhe mbyllur grupkapitujt e negociatave në fusha specifike, që do të ndihmojë autoritetet shqiptare të përcaktojnë udhërrëfyesin për t’i plotësuar ato.

Gjatë “screening” KE-ja evidenton reforma prioritare kyçe anti-korrupsion dhe shqyrtohet kapaciteti administrativ. Grupkapitujt hapen dhe mbyllen me unanimitet nga 27 vendet anëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa nga çështjet që do të diskutohen janë edhe ato për “pasaportat e arta”, projekt i qeverisë, si dhe “amnistia fiskale e penale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioni Europian nuk është dakord për projektin e parë ndërkohë që amnistia po diskutohet nga ekspertë të huaj dhe Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave. Vizita e dytë e ekipit të BE për procesin “screening” në Shqipëri do të jetë më 23 nëntor.

Procesi i “screening” është një vëzhgim i thellë i të gjitha fushave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?