Një grua në krye të SHISH! Takimi me Begajn, kryeministri Rama tregon emrin që propozon
Që herët në mëngjes, kryeministri Edi Rama u paraqit në Presidencë, dhe përmes një postimi në Facebook, tregon se i ka propozuar kreut të shtetit emrin e ri për drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Emri që Begaj e ka në tavolinë për kreun e SHISH është ai i Vlora Hysenit.
Rama thotë se eksperienca e krijuar ndër vite e Hysneit gëzon mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar të Inteligjencës, dhe këto tregues shton Rama përbejnë një garanci për reformimin e mëtejshme të SHISH.
“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkruan Rama.