Një grua nga Lushnja izolohet në QSUT, dyshohet me koronavirus

Një grua rreth 50-vjeç është sjellë nga karantina e spitalit të Lushnjes direkt e në QSUT në kryeqytet, pasi ka shfaqur simptoma të ngjashme me koronavirusin, si vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje artikulacionesh.

Burimet bëjnë me dije se gruaja M.V nga Urza e Lushnjes kishte dy ditë që ishte rikthyer nga Italia ku jetonte në Padova. Ajo fillimisht është ekzaminuar në spitalin e Lushnjes ndërsa më pas është izoluar në karantinën e këtij spitali. Ajo është transportuar me urgjencë në QSUT pas dyshimeve se mund të jetë prekur nga koronavirusi.

Tashmë zonjës në fjalë po i bëhen ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar më pas nëse është mbartëse e virusit vdekjeprurës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në Itali, shteti nga erdhi 50-vjeçarja deri më tani janë regjistruar 197 vdekje ku 49 prej të cilave kanë qenë vetëm 24 orët e fundit shkruan Top Channel

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?