Një kandidat nga burgu? Kryeministri grek kërkon që Beleri të bëhet eurodeputet

Fredi Beleri, personazhi më i diskutuar që ndodhet në burg, mesa duket do lërë Himarën për të cilën po lufton, pasi mund të jetë kandidati i ”Demokracia e Re” e Kyriakos Mitsotakis në zgjedhjet për parlamentin evropian. Media greke “Kathimerini” ka publikuar një artikull ku shkruan se tashmë është e sigurt që Beleri është vendosur në listë.

“Deri në mëngjesin e sotëm, 41 nga 42 pozicionet ishin bllokuar, ku e vetmja çështje pezull ishte ajo e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri. Pritet që zyrtarizimi i emrit të tij të bëhet pasdite”, shkruan “Kathimerini”. Në Shqipëri po pritet një vendim i formës së prerë për Belerin. Një vendim fajësie do të shpallte zgjedhje të parakoshme për Himarën, ndërsa pafajësia do të bënte që Beleri të betohej si kryebashkiak.

Prej afro një viti, Greqia është në ”luftë” për Fredi Belerin, dhe ka ndërhyrë në punët e drejtësisë shqiptare, madje këtë çështje e ka dërguar edhe në Europë, ku kanë kërkuar që Shqipëria të lirojë Belerin. Po ashtu kanë kërcënuar me pengim të Integrimit të Shqipërisë në BE.

Kundër kandidaturës së Fredi Belerit janë shprehur ministri i Jashtëm grek, Georgios Gerapetritis dhe këshilltarja për politikën e Jashtme pranë kryeministrit grek, Papadhopoulou. Shumica e mediave greke vlerësojnë se përfundimisht Mitsotakis ka marrë vendimin për ta përfshirë Belerin në listën e tij dhe do ta deklarojë atë në orën 18:00 ora greke.

Beleri është një personazh me probleme me drejtësinë, dhe kjo zgjedhje e kryeministrit grek do ta vërë edhe atë përballë një sfide të madhe. Kundër drejtësisë shqiptare dhe përballë Europës ai do të kërkojë që të ketë një deputet që është i arrestuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, që BE-ja e dënon dhe kërkon figura të pastra dhe jo me njolla të tilla.

SHKARKO APP