“Një kriminel bie, qindra ngrihen!”

Arjan Çani ka folur për situatën e kriminalitetit në Shqipëri dhe faktin që janë shtuar ngjarjet kriminale, atentatet, vrasjet.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Çani tha se vendi është inkriminuar dhe jeta është zhvlerësuar.

“Nuk futem në detaje. Mua më është lodhur aq shumë koka me emra, mua më duken njësoj këta, nuk ka rëndësi si quhen. Një bien nga këta dhe qindra ngrihen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë vend, unë nuk kam pritshmëri që do të ndodhte ndryshe. Këtu pak vrasje po ndodhin, duhet të ndodhin edhe më shumë. Jeta publike është e inkriminuar dhe jeta nuk ka vlerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse më thua, që në fund të tunelit, dëshmitë e tyre do të marrin me vete politikanë dhe ti zhdukin, atëherë do të më interesonte. Nëse marrin me vete njerëz të rëndësishëm që menaxhojnë taksat tona.

Nëse marr vesh që veprojnë për llogari të tyre, bëjnë pagesa vrasjesh dhe nuk inkriminohet asnjeri i politikës, atëherë kujt i plasi?”, tha Çani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?