Një mbrëmje magjike Krishtlindjesh, kryebashkiaku Veliaj fton qytetarët në Sheshin “Skënderbej”
Tirana do të pulsojë me energjinë e Krishtlindjeve më 24 Dhjetor, kur Sheshi “Skënderbej” të shndërrohet në një arenë festive të mbushur me muzikë, drita dhe atmosferë magjike. Në këtë mbrëmje të paharrueshme, kryebashkiaku Erion Veliaj fton të gjithë të jenë pjesë e një feste që do të ndezë zemrat. “Në mbrëmjen magjike të 24 Dhjetorit, sheshi “Skënderbej” shndërrohet në zemrën e festës!
Një koncert i veçantë Krishtlindjesh , me këngë festive, drita magjike dhe plot surpriza. Eja ta festojmë bashkë këtë mbrëmje magjike, ashtu siç i ka hije Tiranës”, shkruan Veliaj.
Pjesë e kësja magjie janë grupi Harlem Gospel Choir dhe artistët e dashur shqiptarë Enxhi Nasufio, Sardi Strugaj, Semi Jaupaj, Tiri Gjoci që do të sjellin këngë të mrekullueshme dhe atmosferë festive.
View this post on Instagram