Një ndërhyrje delikate në tru me pacientin 24 vjeçar, zgjuar
Politikë E Diel, 15 Janar 2023 13:36
Një ndërhyrje delikate në tru me pacientin zgjuar, nga ato operacione që kryhen në klinikat më të mira europiane, është realizuar me sukses nga ekipi i #Neurokirurgjisë në #QSUT, duke i shpëtuar jetën të riut 24-vjeçar.
Mirënjohje për bluzat e bardha, të cilat dita-ditës provojnë se sot keq për spitalet flasin ata, që lavdi Zotit s’kanë pasur nevojë të shkojnë në spital ose kanë shkuar kohë më parë dhe nuk e dinë apo nuk duan ta besojnë, se shërbimi ynë spitalor ka ndryshuar me themel, edhe pse ka ende shumë për të bërë, padyshim.