Një përfaqësi e komunitetit shqiptaro-amerikan në Tiranë, Meta: Kanë ardhur për të bërë homazhe për ish-Presidentin Nishani

Presidenti Ilir Meta ka pritur një përfaqësi të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për të nderuar ish-Presidentin Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. ”I falenderova me mirënjohje për respektin e tyre ndaj veprës dhe figurës së ish-Presidentit Nishani dhe ndamë të njëjtin vlerësim për kontributin e Tij të vyer në mbështetjen e pakursyer për diasporën shqiptare në SHBA, si dhe për angazhimin e palodhur në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”,-shkruan Meta në facebook.

Postimi i plotë

Mirëprita sot në një takim vëllazëror një përfaqësi të nderuar të komunitetit shqiptaro-amerikan, të kryesuar nga veprimtari i njohur i çështjes shqiptare, Harry Bajraktari, që kanë ardhur në Tiranë për të bërë homazhe dhe shprehur ngushëllimet në emër të diasporës tonë në SHBA për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani.

I falenderova me mirënjohje për respektin e tyre ndaj veprës dhe figurës së ish-Presidentit Nishani dhe ndamë të njëjtin vlerësim për kontributin e Tij të vyer në mbështetjen e pakursyer për diasporën shqiptare në SHBA, si dhe për angazhimin e palodhur në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

SHKARKO APP