Një polic pjesë e grupeve kriminale? AMP: Do të hetojmë seriozisht çdo dyshim

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar pas dëshmive të bujshme të Nuredin Dumanit që fliste edhe për policë të përfshirë në bandat kriminale në vend.

Me implikimin e efektivit Leonard Palushi, AMP thotë se po verifikon çdo dyshim nëse ka patur rrjedhje informacioni, gjatë operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia e Shtetit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore siguron opinionin publik dhe mediat se do të hetojë me seriozitetin maksimal çdo dyshim për rrjedhje të mundshme të informacionit nga punonjës të policisë, si edhe çdo përfshirje nëse ka, në aktivitete të paligjshme.

SHKARKO APP