Një rast i ri me koronavirus në Lezhë. Pacientja del pozitive, mbyllet pavioni i ortopedisë

Një tjetër rast është konfirmuar me Covid 19 në Lezhë. Ajo ishte e shtruar në Pavionin e Ortopedisë, ku i është nënshtruar një operacioni.

Nisur nga ky fakt, menjëherë është mbyllur pavijoni, ndërkohë që stafi mjekësor dhe ai sanitar ka dyshime se mund të jenë infektuar me COVID-19

Simptomat nuk kanë qenë të dukshme se mund të jetë e prekur me Covid 19, por me kalimin e ditëve i është shtuar temperatura dhe mjekët i kanë bërë tamponin, ku ka rezultuar pozitive. Ajo ka qëndruar disa ditë në pavion, ku mund të ketë infektuar dhe stafin mjekësor.

Këta të fundit kanë kryer tamponet dhe pritet rezultati i tyre.

Dy ditë më parë një infermiere 54-vjeçare ka rezultuar pozitive. Menjëherë u morën masa për të izoluar edhe kolegët e saj nga frika e infektimit. Po ashtu qendra shëndetësore u mbyll dhe u dezinfektua. Në Lezhë janë edhe 4 persona të prekur nga COVID-19 dhe rasti i fundit e çon në 5 numrin e tyre.

SHKARKO APP