Një restorant bëri hatanë në Elbasan

Ka shkuar në 11 numri i rasteve të prekur nga koronavirusi në qytetin e Elbasanit, pjesa dërrmuese e të cilëve i takojnë lagjes “5 Maji”.

Rasti më i fundit është ai i një 46 vjeçari, pronar i një restoranti të njohur po në Lagjen “5 Maji” në këtë qytet. Ky restorant bëhet me dije se ndodhet fare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit dhe ai rezulton se ka qenë ambient i frekuentuar nga shumica e të prekurve nga Koronavirusi.

Kjo njësi shërbimi paraprakisht edhe nga mjekët dyshohet se mund të ketë qenë vatra nga ku është përhapur Koronavirusi në Elbasan edhe për faktin se rreth 90% e rasteve që rezultojnë pozitiv në këtë qytet kanë frekuentuar deri ditën e mbylljes së restorantit në fjalë për shkak të Pandemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe 46-vjeçari i prekur nga Covid 19 dyshohet se ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore pasi kishte frekuentuar këtë Restorant ashtu sikurse të tjerët që kanë dalë pozitiv. Ai sipas mjekëve dyshohet se mund të jetë njëri ndër të infektuarit nga kontaktet në Restorantin pranë Gjykatës së Elbasanit Rasti i 46-vjeçarit që është dërguar me urgjencë gjatë të hënës në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është i treti në 48 orët e fundit nga Elbasani.Aktualisht gjatë fillimjavës në qytetin e Elbasanit u janë marrë tamponët 15 personave të tjerë për të cilët pritet përgjigja përfundimtare .Mes tyre janë edhe një infermiere dhe një mjek i Qendrës Spitalore si dhe Prokurorë e Gjykatës të Elbasanit./bw/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?