Një socialist vlerëson Bashën. Majko: Jo të gjitha gabimet vijnë nga Luli në PD

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka vlerësuar Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike. Sipas Majkos me ardhjen e Bashës në krye të PD-së është krijuar një tjetër kapitull politik dhe janë krijuar kanale komunikimi.

Ish-kryeministri theksoi në emisionin “Kapital” në Vizion Plus se jo të gjitha gabimet në PD vijnë për shkak të Bashës, duke përmendur këtu ndikimin e fortë të Berishës, por i cili tashmë nuk mban më përgjegjësi. Ai tha se Lulzim Basha i vërtetë do të shihet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Me ardhjen e Bashës në krye të PD ka një tjetër kapitull politik. Klima politike vazhdon të jetë e tendosur, por me Bashën kryetar PD-je janë krijuar kanale komunikimi dhe dialogu. Bashës i mungon penturazhi që Rama e kishte kur erdhi në krye të PS. Largimi i Nanos e ndihmoi të ngrihej. PD ka dy shpejtësi atë të Berishës dhe atë të Bashës. Nuk mund të them se dhe Rama që kur erdhi në fillim ishte i saktë plotësisht. Kjo ndodhi gjatë rrugës sepse jo të gjithë thoshin “O lumë ne që të kemi”. Sot në kampin tjetër jo të gjitha gabimet e Bashës vijnë prej tij. Ai nuk ka asnjë dysh, asnjë tresh, por ka vetëm një Berishë. Mendoj se Lulzim Bashën e vërtetë do ta shohim në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”, tha Majko.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?