Një tjetër premtim i mbajtur, vijojnë investimet në Elbasan

Një tjetër investim drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe jetës së përditshme të qytetarëve është ndërmarrë në qytet, në Rajonin nr 1.

Projekti i furnizimit me ujë të pijshëm ka hyrë në një fazë të re dhe të suksesshme, në rrugën “Halit Narazani”.

Përfundimi i shtrimit të tubave të ujit të pijshëm është vetëm hapi i parë, pasi tani ka nisur një investim për rikonstruksionin e kësaj rruge që ka vuajtur prej vitesh mungesën e investimeve në infrastrukturë.

Gjatë një inspektimi të punimeve për rikonstruksionin e kësaj lagjeje, kreu i bashkisë z. Gledian Llatja deklaroi, “ ne po vazhdojmë me planin për urbanizimin e të gjitha zonave informale, ndërsa qyteti është kthyer në kantier ndërtimi.

Ndërkohë, punimet vazhdojnë në lagjen “5 Maji” dhe te shkolla “Imelda Lambertini”. Qëllimi ynë është të bëjmë punë të mira për komunitetin, dhe sapo të vihet në funksion rrjeti i ujit, e gjithë lagja do të ketë ujë 24 orë”.

Ky investim është një prej më të rëndësishmëve të realizuar në qytet, pasi është lagja e parë që është bërë me sistemin e ri të ujësjellësit në bashkëpunim me kompaninë gjermane, me synimin që i gjithë qyteti të ketë ujë 24 orë.

Ky është një hap i madh përpara për Elbasanin, jo vetëm për vlerën që rruga e re sjell në këtë zonë, por edhe për zhvillimin ekonomik që pritet të ndodhë pasi pronat në këtë zonë do të rriten në vlerë”, thaLlatja.
Investimet e kryera jo vetëm që përmirësojnë infrastrukturën e qytetit, por edhe rrisin cilësinë e jetës së banorëve të tij. Ky investim është një tjetër premtim i mbajtur nga kreu i bashkisë.

SHKARKO APP