Një tjetër president i huaj në Shqipëri! Me ftesë të Begajt, presidenti kroat Zoran Milanoviç vizitë zyrtare
Një tjetër president i huaj do të vizitojë Shqipërinë. Me ftesë të presidentit Bajram Begaj, presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç, do të zhvillojë një vizitë dy ditorë në Shqipëri. Milanoviç, do të shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar. Takimi zyrtar bilateral do të mbahet të mërkurën e 18 tetorit, pas të cilit do të zhvillohet konferenca për gazetarët. Të enjten e 19 tetorit Presidenti kroat Milanoviç së bashku me Presidentin Begaj, do të vizitojnë qytetin e Beratit.
Axhenda e plotë
Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj, Presidenti i Republikës së Kroacisë Sh.T.Z. Zoran Milanoviç, do të zhvillojë një vizitë shtetërore dyditore në Shqipëri më 18 dhe 19 Tetor.
Presidenti i Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç, shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar.
Takimi zyrtar bilateral do të mbahet të mërkurën e 18 tetorit, pas të cilit do të zhvillohet konferenca për gazetarët. Të enjten e 19 tetorit Presidenti kroat Milanoviç së bashku me Presidentin Begaj, do të vizitojnë qytetin e Beratit.
10:30-10:45 – Ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç i shoqëruar nga delagacioni zyrtar dhe Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç.
10:50-11:10 -Takimi tete-à-tête mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidentit të Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç.
11:15-12:00 – Takimi dypalësh i delegacioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga Presidentët Begaj-Milanoviç.
12:10- 12-40- Deklarata dhe konferenca për shtyp nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç.