“Një udhëtim i Ramës me avion, sa ndihma ekonomike e 10 mijë shqiptarëve”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për udhëtimit me charter të kryeministrit Edi Rama në Francë. Në një postimi në Facebook, Sali Berisha shprehet se kostoja e këtij udhëtimi është sa pagesa mujore e ndihmës ekonomike për 10 mijë qytetarë.
Reagimi i plotë i ish-kryeministrit në Facebook:
“Një udhëtim sa pagesa mujore e ndihmës ekonomike për 10000 vetë! Miq, nje udhetim me çarter personal ne Paris i Edvin Hajdutit u ka kushtuar takspaguesve shqiptar minimalisht 100.000€. Kjo shumë është e barabartë me pagesën mujore që marrin si ndihmë ekonomike për kafshatën e gojes 100.000 qytetarë të mjerë shqiptarë.
Ky është një akt korruptiv abuziv, por dhe kriminal. Ky hajdut i pashpirt që zhgerryhet si derr i majmur në sarajet e Surrelit, udhëton me charter personal me paratë e takspaguesve më të varfër të Europës në një kohë kur sot në Shqipëri janë dhjetra mijra familje që vuajne për buken e gojës! Ta shporrim, ta shporrim, ta shporrim qelbesirën! Sb”.
https://arkiva.kohajone.com/pd-reagon-pas-sqarimit-te-endri-fuges-e-turpshme-rama-udhetim-me-avion-privat-ne-france/
KOHA JONË SONDAZH

