Një zv.ministër dhe 5 prefektë lirohen nga detyra

 

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Bujqësisë dhe 5 Prefektëve. Largimet janë kryer në kuadër të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, pasi këta zyrtarë do të kandidojnë në bashki të ndryshme të vendit.

 

Ish-zëvendëministri i Bujqësisë, Jani Babi do të garojë nën logon e PBDNJ-së për bashkinë e Finiqt të zgjedhjet lokale. Nga detyra janë liruar gjithashtu, prefekti i Kukësit Safet Gjici që garon me PS-në në Kukës, prefektja e Gjirokastrës Zamira Rami që garon me LSI-në po në Gjirokastër. Melaim Damzi, Ndrec Deda dhe Selfo Kapllani janë liruar nga detyra e prefektit të Dibrës, Lezhës dhe Beratit, pasi do të garojnë respektivisht në Bulqizë me LSI-në, në Mirditë me PS-në dhe në Kuçovë me LSI-në.

SHKARKO APP