Njerëzit e Bashës do rrethojnë selinë blu për të mos lejuar Berishën të hyjë brenda pas Kuvendit
Tensioni sa vjen e rritet për nesër kur do të mblidhet kuvendi kombëtar i PD-së në stadiumin kombëtar “Air Albania”.
Zëdhënësja e Berisha, Garo, ka thënë se me datë 11 dhjetor do mblidhet kuvendi dhe pasi të mbarojnë punimet të gjithë delegatët dhe simpatizantët e PD-së do të nisen drejt selisë blu të PD-së për të marrë, KOMISIONI DREJTUES, zyrat në dorëzim.
Por kjo nuk kapërdihet nga Lulzim Basha dhe njerëzit e tij.
Ndaj po thërriten me qindra persona “të fortë”, të cilët do jenë në oborrin e selisë si dhe përreth murit rrethues që të mos lejojnë asnjë delegatë apo demokratë që vjen nga Kuvendi i Berishës.
Në qoftëse delegatët dhe simpatizantët e Saliut do tentojnë të hyjnë në oborrin e PD-së do të përballen edhe me dhunë fizike.
Policia do jetë në anën e Lulzim Bashës.
Por sonte janë lajmëruar të gjitha degët e PD-së dhe mbështetësit e Berishës që jenë nesër në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

