Njerëzit e Ramës dhe Ballukut. Ja kush janë drejtuesit Albcontrol që kanë përgjegjësi për bllokimin e fluturimeve

Kryeministri Edi Rama akuzoi sot opozitën dhe presidentin për grusht shteti me protestën e kontrollorëve të trafikut ajror. Kontrollorët kanë kërkuar kushte më të mira punë dhe negociata me qeverinë. Për kryeministrin Edi Rama kjo protestë është nxitur nga opozita. Ndërkohë Albcontrol është një institucion tërësisht në varësi të qeverisë dhe akuzua nuk lanë lidhje me opozitën. Drejtuesit e këtij institucioni, që ka rrogat më të larta në gjithë administratën, janë njerëz të emëruar nga kryeministri dhe ministrja Blinda Balluku. Para se të akuzohet opozita është mirë që kryeministri t’u kërkojë llogari vartësve të tij që kanë çuar situatën deri në ngritjen në protestë të punonjësve.

Ja kush janë drejtuesit Albcontroll që kanë përgjegjësi për situatën:

Mina Kusta, Administrator i Përgjithshëm, zëvendësoi në këtë detyrë Belinda Ballukun

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Alcbontroll:

Besart Kadia, Zëvendësministër i Financave

Mirlinda Karçanaj, Drejtore e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (Në varësi të qeverisë)

Laureta Omeri, Nënkryetare e Bashkisë së Vorës, de fakto kryetare e Bashkisë, njihet si njeriu i afërt i Belinda Ballukut

Albana Koçiu, Drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike (emëruar nga kryeministri Edi Rama)

Viola Haxhiademi, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të drejtuar nga Belinda Balluku.

Gjenci Gjonçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Parlamentit, ish-përfaqësues ligjor i PS në KQZ, ish-ekspert ligjor në PS.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP