Njerëzit në New York nuk pyesin për Guvernatorin, por dalin ngjitur me njeri tjetrin

“Ne kurrë nuk thamë se kishte mbaruar,” paralajmëron guvernatori i New York-ut ndërsa moti përmirësohet
Guvernatori Andrew Cuomo paralajmëroi se “nuk jemi jashtë pyllit” kur bëhet fjalë për pandeminë koronavirus në New York.
” Moti do të ngrohet, njerëzit janë mërzitur dhe mezi po presin të dalin. Ata po shohin që numrat do të bien dhe me shumë mundësi do i ikë frika, por gjithçka mund të jetë e rremë”, tha Cuomo në konferencën e tij të përditshme të koronavirusit.
“Ne kurrë nuk thamë se ka mbaruar. Ne thamë se numrat do të bien. Afërsisht një mijë njerëz të rinj po shtrohen nëpër spitale”, u shpreh Cuomo.

Cuomo tha se arsyeja pse numri i të prekurve po zvogëlohet është sepse njerëzit e New Yorkut respektuan distancimin shoqëror dhe masat e tjera.
“Ju mund ktheheni në gjendjen e mëparshme nëse nuk tregoheni të kujdesshëm,” tha Cuomo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?