Njeriu që futi në Kuvend kriminelët sulmon presidentin

Kryeministri Edi Rama ka hedhur sot në Kuvend akuza të rënda kundër kreut të shtetit. Gjatë fjalës së tij, Edi Rama la të kuptohet se kreu i shtetit është takuar me personazhe që janë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit.

Kryeministri nuk solli asnjë provë për ketë akuzë të rëndë, por e hodhi si thashethem mediak për të treguar se kreu i shtetit ka shkelur ligjin.

Është i njëjti kryeministër që futi në Kuvend dhjetëra deputetë të dënuar për krime ordinere dhe për trafik droge dhe vrasje, sot bën moral për pastërtinë e figurës.

Swiss Digital Desktop Reklama

I njëjti kryeministër që emëroi krytebashkiak të dënuar për trafik femrash, madje dhe i mori në mbrojtje akuzon për politikanë që sipas tij takokan kriminelë.

Swiss Digital Mobile Reklama

I njëjti drejtues qeverie që është shoqëruar dhe ka ndarë pushtet me vrasës, trafikant dhe me drejtues të trafiqeve të drogës ndërkombëtare, akuzon kundërshtarët politik se janë takuar njerëz të dyshuar nga drejtësia.

Në historinë e vendit, Rilindja është e vetmja parti politike që krimin e futi në Parlament, Bashki dhe gjithë administratën. Vetëm ai që i bën vet të gjitha të zezat në politikë ka guximin të akuzojë kundërshtarët politikë për të njëjtat gjëra. Sepse duke i bërë vet kujton se dhe të tjerët janë si ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?