Njihni më mirë kandidatët tuaj për deputet! Ja aplikacioni
Parlamenti i shkuar u kritikua shumë për cilësinë e deputeteve të tij. Për të informuar më mirë votuesit mbi të kaluarën e deputeteve të ardhshëm, KQZ së bashku me USAID kanë venë në dispozicion një aplikacion.
Mjafton të klikoni në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe në të majtë ju shfaqet aplikacioni që pulson “Kandidatët për deputetë-2017”.
Nëpërmjet këtij aplikacioni që është i disponueshëm për çdo votues, qytetarë aktivë, institucione shtetërore dhe kërkues/hulumtues, çdo i interesuar mund të gjejë informacion për partitë që kandidojnë, kandidatët e tyre, jetëshkrimin dhe vetëdeklarimet për pastërtinë e figurës së tyre.
Klikoni KËTU
KOHA JONË SONDAZH

