Njihuni me USB-në më të vogël në botë‏

 

Falë zhvillimit të teknologjisë, kohët e fundit kemi vënë re që përmasat e USB-ve po bëhen gjithnjë e më të vogla ndërkohë që kapaciteti i memories që ato kanë sa vjen dhe rritet.

San Disk ka arritur të ndërtojë USB-në më të vogël të parë deri më sot. Bëhet fjalë për USB 3.0 flash drive e cila sipas kompanisë ka përmasa më të vogla se një monedhë.

Kapaciteti 128GB e bën atë të aftë të ruajë plot 16 orë video të tipit 1080p dhe ka një shpejtësi leximi 130MB në sekondë.

Ndoshta nuk është USB-ja më e mirë që kemi parë por është më e vogla. Ky produkt vjen me një çmim të arsyeshëm prej 119$./Pcworld

SHKARKO APP