Njoftim i Ministrisë së Energjitikës për defektet nga moti i keq
NJOFTIM PËR MEDIA
Strukturat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes kanë punuar pa ndërprerje gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë të mundur riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq.
Janë zgjidhur plotësisht problemet e furnizimit me energji elektrike në qarkun e Vlorës dhe pothuajse plotësisht në rrethet Durrës, Burrel, Fier, Kukës, Korçë, Berat dhe Gjirokastër.
Vijon të ketë problematika të vogla në rajonin e Shkodrës dhe më të vështira në rajonin e Elbasanit, në të cilin nënstacioni i Përrenjasit vazhdon të jetë jashtë pune.
Në raport me gjendjen e mëngjesit të sotëm ka një përmirësim të ndjeshëm përsa i përket eleminimit të avarive në rang vendi, duke bërë të mundur riparimin e 90% të defekteve në fidera dhe rikthimin e energjisë në rreth 81% të konsumatorëve të prekur.
Ditën e nesërme parashikohet mot më i qëndrueshëm, me më pak erë dhe ku pritet të ndalojnë reshjet, por temperaturat do të ulen me tej, duke e bërë akoma më sfiduese situatën e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike.