Njoftim i rëndësishëm nga ARRSH: Ja rrugët ku ndalohet të udhëtoni pa zinxhirë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar mbrëmjen e sotme listën e rrugëve ku nuk do të lejohet nga policia udhëtimi i mjeteve pa zinxhirë.
Sipas njoftimi të ARRSH, për shkak të ngricave dhe reshjeve të borës në akset rrugore: Qafë Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Qafë Qarri-Ersekë dhe Fushë Dukat-Llogara-Himarë janë të domosdoshëm zinxhirët.
“Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile njoftojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve se në rrugët Qafë Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Qafë Qarri-Ersekë dhe Fushë Dukat-Llogara-Himarë, si pasojë e temperaturave shumë të ulëta dhe reshjeve të borës që priten sipas parashikimit të motit nuk do të lejohet asnjë mjet të qarkullojë pa zinxhirë nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit”,- thuhet në njoftimin e ARRSH.
KOHA JONË SONDAZH

