Nobeli për mbrojtësin e Millosheviçit, Basha: Ditë e trishtë për vlerat tona
Dhënia e Çmimit Nobel në Letërsi për Peter Handke është cilësuar si e trishtë për vlerat tona ka shkruar në Twitter, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ai kujton se ka shërbyer në ekipin e Tribunalit për krimet e luftës në ish-Jugosllavi ku Millosheviçi u dënuar për genocid. Por dhënia e këtij çmimi një njeriu që mbrojti “një nga autorët e tmerreve në Europë” është shokuese për Bashën.
20 vite më parë shërbeva në ekipin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet e luftës në ish-Jugosllavi që paditi Millosheviçin për krime lufte dhe genocid. Të shohësh çmimin Nobel ti jepet dikujt që mbrojti dhe justifikoi një nga autorët e tmerreve më të mëdha në Europë pas Holokaustit është shokuese dhe e tmerrshme. Ditë e trishto për vlerat tona” shkruan Basha.
20 years ago I served in the UN ICTY team that indicted Miloshevic for war crimes and genocide. To see the Nobel price go to someone who defended and justified the perpetrator of the greatest horrors in Europe after the Holocaust, is shocking and appalling. Sad day for our values
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 11, 2019