Noka: 1.3 ton drogë në territorin e Bushit, u kap nga Prokuroria e SHISH

“Nëse Edi Rama ka dijeni për aksionin, droga dhe trafikantët shpëtojnë”.

Deklarata bëhet deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, sipas të cilit aksioni i mbrëmshëm me sekuestrimin e një sasie prej 1.3 ton kanabis në Krujë është bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Shërbimi Informativ.

Ai deklaron se lënda narkotike është sekuestruar në territorin e Artur Bushit. Duke theksuar se situata është alarmante, Noka shprehet se deri më tani 8 vrasje ka ndodhur brenda tre muajve që lidhen me drogën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Noka: Mbrëmë, teksa Edi Rama mohonte drogën, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Shërbimi inteligjent, kapën 1.3 ton kanabis në Krujë, në territorin e Artur Bushit. Vetëm dy vetë në Shqipëri dhe në mbarë globin e mohojnë drogën. Këta janë Edi Rama dhe Saimir Tahiri. Askush nuk pret që Edi Rama e Saimir Tahiri të pranojnë drogën, sepse ata e drejtojnë, e menaxhojnë, këtë biznes kriminal, që po sjell vrasje, shkatërrim të rinisë, helmim të shkollave e fëmijëve tanë, që po sjell destabilizim të shoqërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Noka shprehet se paratë e drogës kanë për qëllim blerjen e votave.

Noka: Edi Rama po kërkon të fusë me dhunë drogën në ambientin tonë, në çdo familje shqiptare, sepse është e vetmja alternativë që ka. Po shqiptarët s’mund ta pranojnë. Është në dorën e shqiptarëve të mbrojnë familjet dhe të ardhmen e tyre nga ky rrënim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?