Noka akuza ndaj qeverisë dhe SPAK: Duan t’i mbyllin gojën Berishës! Aksioni jonë do të përshkallëzohet
Edhe pse në media shkruhet se doli kundër një proteste tani që SPAK kërkon arrestimin e Berishës, deputeti i PD-së, Flamur Noka flet me tone të ashpra kundër qeverisë. Ai hedh akuza ndaj SPAK, duke thënë se ky i fundit i shërben Edi Ramës. Sipas tij SPAK-u ka kërkuar ndryshimin e masës për Sali Berishën, në mënyre që t’i mbyllë gojën këtij të fundit, si dhe për të penguar aksionin opozitar, aksion që do të përshkallëzohet këto ditë.
”Sapo Berisha bashkoi grupin parlamentar, SPAK fabrikoi një dosje për ta sulmuar atë. Sapo kishte nisur mosbindja civile në Parlament, dhe jemi në momentin që do krijohet një front parlamentar. SPAK izolon Berishën nga aktiviteti i tij politik. Ky sulm është një sulm i regjimit ndaj opozitës, ndaj PD.
Ne akoma nuk kemi ezauruar akoma fazën tonë të protestës, do ta kulmojmë këtë betejë dhe më pas do të thërrasim këtë betejë. Pa u rikthyer të drejtat kushtetuese dhe ligjore, nuk do të ketë normalitet në atë parlament. Sa kohë nuk dëgjohet zëri i opozitës, nuk ka parlament normal. Çdo kërcënim ne e presim ballazi dhe nuk trembemi fare. Çdo veprim do të ketë një kundërveprim.
Ashpërsimi i masës që kërkon SPAK-u është përshkallëzim i aksionit opozitar dhe i mosbindjes civile që po bëhet gati, dhe e dyta, gjithë kjo ngutje është për t’i mbyllur gojën Berishës. Ai kishte një javë që kishte nisur të nxirrte fakte të reja për inceneratorin e Tiranës, kur SPAK kërkoi ndryshimin e masës. Ai nxori dhe prova të tjera që SPAK i ka zhdukur”, tha Noka ndër të tjera në ”News 24”.