Noka akuza të rënda ndaj Bashës: As armiku më i madh nuk e kishte cilësuar “llum” bazën e PD

Deputeti i PD-së Flamur Noka, pas mbledhjes së grupit parlamentar, në një deklaratë për mediat lëshoi akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës.

”Denoncoj leksikun e ulët të kryetarit të PD-së ndaj qeverisë së Partisë Demokratike, më e suksesshmja në 30 vitet e fundit. Denoncoj poshtërimin që Basha i bëri mbrëmë anëtarësisë dhe elektoratit të PD-së, duke e quajtur llum. Asnjë nuk ka guxuar, as Nano dhe as Rama, ta konsiderojë qeverinë e Sali Berishës dhe bazën e PD-së si llum, as armiqtë më të mëdhenj”.

Mbështetës i ”Foltores”, ai tha se nisma e Sali Berishës është “zgjidhja, alternativa, i vetmi shans për ta mbajtur këtë forcë të bashkuar”, duke pohuar se procesi i firmave po shkon në mënyrë të shkëlqyer, “sepse baza është qartësisht për një forcë të bashkuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?