Noka debat me Alibeajn: Individi iku (Basha), le të vijojmë me bashkimin. Ne jemi shumica

Gjatë mbledhjes të grupit parlamentar të PD, deputeti Flamur Noka i është drejtuar kryetarit të komanduar, Enkelejd Alibeaj me fjalët se kjo është hera e dytë që deputetët që janë anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, nuk janë njoftuar për këtë mbledhje.

Noka po ashtu është shprehur edhe se ish-kryetari Lulzim Basha mori vendim individual por me largimin e tij bie edhe vendimi për përjashtimin e Sali Berishës.

”Bashkimi i demokratëve domethënë rikthimi në normalitetin para 9 shtatorit. Ish-kryetari mori vendimin individual pa pyetur institucionet, mori edhe faturën individuale me ikjen. Bashkë me të ikën edhe çdo vendim që ai ka marrë. Bashkim domethënë tërheqje nga ankimimet pasi drejtimin e vendos vota. Pas datës 6 mars ne që dolëm shumicë kemi bërë thirrje vetëm për bashkim. Kryetari i grupit me ndonjë tjetër ka vazhduar axhendë tjetër përçarëse”.

SHKARKO APP