Noka: Deri më 10 nëntor ka pasur negociata për thirrjen e Kuvendit, Basha refuzoi
Deputeti i PD-së, Flamur Noka thotë se ka pasur negociata të vazhdueshme mes palëve sa i takon thirrjes së kuvendit Kombëtar dhe verifikimit të firmave të delegatëve, por që janë refuzuar nga Basha.
“Deri më datë 10 nëntor, Basha i ka pasur të gjitha mundësitë të thërriste Kuvendin. Ditën që Basha përçau partinë, atë ditë i’u tha qartë nga të gjithë ne që nuk përfaqëson shumicën e partisë dhe që të vërtetosh që duhet të rrish në atë karrige duhet të votëbesohesh. Negociata ka pas të vazhdueshme, mes palëve ka qenë Paloka i cili ka negociuar. Basha çdo negociatë e lidh me karrigen e tij, kurse ne me fatin e demokratëve”,-tha në ”A2cnn”.
Ndër të tjera, Noka thekson se nuk ka dy PD dhe për pasojë ka vetëm një kuvend që do të jetë ai i datës 11 dhjetor për të cilin kanë firmosur 4500 delegatë nga 5500 që jetojnë në Shqipëri, ndërsa e quan ilegjitim kuvendin e thirrur nga Basha.