Noka: Dhimbje për demokratët nëse Alibeaj bën lojë me ne dhe është korrekt me Ballën

Këtë të hënë pati një takim negociues mes kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe atij demokrat, Enkelejd Alibeaj. Dy protagonistët preferojnë të heshtin.

Nga ana tjetër, Alibeaj përmes të mandatuarit Gazment Bardhi, po negocion edhe me partinë e tij, ku duket se shihet me skepticizëm një lojë me dy porta e grupimit tjetër.

”Ne do t’i rrime strikt atyre që në jemi konsultuar për ndarjen e reformës territoriale, uroj që të gjithë kolegët të jenë strikt, kjo tregon bashkim të demokratëve, nuk dua në asnjë moment të mendoj ose të besoj se të gjithë bisedimi me ne janë një lojë false dhe bisedime korrekt me Taulant Ballën, kjo do ishte dhimbje e madhe për ne dhe për çdo demokrat”,-thotë Flamur Noka, sekretar i Përgjithshëm i PD-së.

Po ashtu Noka thekson se PD e drejtuar nga Sali Berisha nuk ka vendosur asnjë kusht sa i takon bisedimeve me grupimin Alibeaj, teksa tregon dakordësinë që kanë arritur me aleatët për zgjedhjet vendore sa i përket tre bashkive kryesore.

SHKARKO APP