Noka: Është Kuvendi i PD-së, jo i Bashës. Askush nuk e ndalon dot mbledhjen

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, debatet nuk munguan. Deputeti Flamur Noka, pas mbledhjes tha për mediat se kërkohet zgjidhje për PD dhe zgjidhja për të është përtej karriges së kryetarit apo të çdokujt.

Për të Kuvendi Kombëtar i PD-së do të mblidhet dhe këtë mbledhjes sipas nuk e ndalon dot askush, as kreu Lulzim Basha.

”Kërkohet zgjidhje për këtë parti, zgjidhja është përtej karriges së kryetarit apo të çdokujt. Kjo është ajo që u kërkua nga Alizoti, unë dhe deputetë të tjerë. Zoti Berisha ka lajmëruar se do të mblidhemi për të caktuar një datë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Është Kuvendi i PD-së, jo i zotit Basha dhe jo i Nokës. Askush nuk e ndalon dot, përveç sovranit që ka firmosur, që në këtë rast janë delegatët”.

SHKARKO APP