Noka grumbullon karriget në mes të Kuvendit, përplaset me Gardën

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka grumbulluar karriget në mes të sallës së Kuvendit, ndërsa ka pasur tensione mes tij dhe punonjësve të gardës, të vendosur “gardh” para tij.

Garda ka tentuar ta ndalojë, por deputeti Noka nuk i ka lejuar.

Ai i kërkon të mos prekin, duke i thënë se do ia hedhë në kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hiqi duart se në kokë e keni, në kokë! Meqenëse po përdoreni si kamikazë. S’keni punë t’i prekni”, thotë Flamur Noka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë në Kuvend pritet të votohet kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?