Noka ishte edhe në spital: Ra b@mbë ky lajm i ikjes tënde o Gerti. U prehsh në paqe! Dhimbja mbeti pas teje

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i cili ishte në spital kur mësoi për lajmin e arrestit kardiak që pësoi Gerti Bogdani, dhe e cilëson një bombë ikjen nga kjo botë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Noka shpreh keqardhjen dhe dhimbjen për këtë lajm të kobshëm dhe vlerëson Bogdanin për kulturën e debatit dhe të qetësisë që solli në PD.

”Ra bombë ky lajm i ikjes tënde o Gerti. Djalë i ri, baba, bashkëshort, intelektual e me gjithë të mirat e Zotit. Solle në PD kulturë debati, qetësi e mirësjellje. Ndjej keqardhjen më të madhe për të shtrenjtët e tu që le pas dhe për jetën tënde të këputur në mes.

Thonë që nuk ka radhë në këto punë, thonë se janë punët e Zotit, por për mua e për të gjithë që ndanë çaste jete me ty është padrejtësi e madhe ikja kaq i ri. Ngushëllimet më të ndjera familjes Bogdani! Ngushëllime familjes tënde, që do të të mbajnë në zemër përjetë bashkë me miqtë e tu të shumtë. Lamtumirë Gert Bogdani! Të gjithë do të vijmë një ditë atje. U prehsh në paqe! Dhimbja mbeti pas teje”, shkruan Noka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?