Noka: Kanabisi, është duke u bërë batërdia

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka tha se në mes të qytetit të Rrëshenit ishte ngritur një fabrikë e madhe droge ku prej 1 muaji sipas tij shkonin e vinin 30 punëtorë.

Nga foltorja e Kuvendit, Noka tha se deri më tani sasia e drogës ka arritur mbi 5 ton, ndërsa vazhdon peshimi.

Ai deklaroi se është e paprecedentë që Policia e Rrëshenit pengoi Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Lezhës, një instancë më lartë se policia e Rrëshenit, duke theksuar se drejtori i policisë atje është ish-badigardi i ministrit Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është duke u bërë batërdia në këtë vend. Depot dhe magazinat e kanabisit janë bërë si dikur, në 45-n, kur i ati shpirtëror i kryeministrit, si magazinat dhe depot ku sekuestrohej misri. Tani nuk i sekuestron shteti, por bandat e shtetit mbledhin hashashin. Kjo vërteton që kjo është strategji qeveritare. Është një prognozë e keqe për vendin dhe koha do të provojë se sa e keqe dhe sa e rëndë është prognoza e kanabizimit që po ndjek qeveria. Është e papranueshme që në një situatë të tillë të vish dhe të na hiqesh si nacionalist. Ky kryetari juaj e nisi politikën si anarshist, vinte nga një profesion si shkarravinist, ju imponua shqiptarëve si etatist dhe do të përfundojë si kanabist. Ky vend nuk ia ka borxh. Të paktën të vinit taksa. Ju e keni mbushur Shqipërinë me kanabis”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?