Noka në Peshkopi me Mziun mbledhin demokratët: Protesta të vazhdueshme për qeveri teknike

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka i cili është edhe ”koka” e fushatës zgjedhore të selisë blu, këtë të shtunë së bashku me drejtuesin politik të qarkut Dibër, Xhelal Mziun, ishin në një takim me mbështetësit në Peshkopi. Përmes një postimi në Facebook, Noka bën me dije se veç me protesta mund të arrihet qeveria teknike. ”Në Peshkopi së bashku me drejtuesin e qarkut, kolegun Xhelal Mziu. Bashkimi i demokratëve rrit peshën dhe fuqinë elektorale në bazë. Rruga e përbashkët dhe e vetme për të fituar në përballjen me regjimin kriminal të Ramës. Thirrje për protesta të vazhdueshme nga demokratët deri në pikëmbërritjen e synuar për një qeveri teknike”,-shkruan Noka.

SHKARKO APP