Noka për Ramën: Jepini një rrotë sallami në gojë, që ta mbyllë. 4 vajza në spital, se u konsumua hashash në shkollë

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit i është drejtuar opozitës në sallë lidhur me akuzat për sistemin e pranimeve në Universitete. Sipas Ramës, zhurma se maturantët mbetën pa shkollë ishte kot, ndërsa theksoi se raund pas raundi, secili maturant që e meritoi gjeti veten në listat e pranimeve për Universitet. Rama i është drejtuar deputetit Noka që ndërhynte nga vendi. Ai e ka thumbuar Nokën për deklaratat mbi kanabisin, ndërsa ka vijuar sqarimin e cështjes së studentëve. “Flamur, ti detyrën e ke të tundesh mbi kanabis, nuk ke lidhje me sistemin universitar, tundu e valvit mbi kanabis, me sistemin universitar s’ke lidhje ti” – tha Rama.

Kaq ka mjaftuar që deputeti i PD, Flamur Noka të shpërthente në akuza pas fjalës së kryeministrit Rama.

“Unë jam deputet që e mirëkuptoj kryeministrin për fjalërt përshesh e kazan se kur ishte në Francë hante përshesh në kazanët e Parisit, sot nuk ishte koha kur të hante.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Fushë-Krujë, nxënësit e një shkolle, unë nuk qesh se unë jam gati që të qaj për ata fëmijë, katër vajza të kalës së 8 u transportuan në qendër shëndetësore se u ndez një tym aty, ai ishte tym dhe ka dyshime që u konsumua hashash në shkollë. Në vend që të shqetësohet për këtë Rama, vjen e bën dokrra. Jepini një rrot sallami në gojë e të mbyllë gojën”- tha Noka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?