Noka: Tahiri u takua me Kelmend Balilin më 12 gusht në Ksamil

Partia Demokratike hodhi akuza të tjera ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Deputeti Flamur Noka foli për një takim të Tahirit me Kelmend Balilin, ish drejtorin e transporteve të Sarandës që kërkohet për trafik droge në Greqi e Shqipëri.

Deklarata e PD

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim që ministri i Brendshëm është në krye të një bande të organizuar të narkotrafikut. Pas udhëtimit në Itali së bashku me disa anëtarë të organizatës mafioze Sacra Corona Unita, Saje Qorri nuk ka reshtur së vazhduari me axhendqn e trafikut. Meqënëse Rama nuk dënjoi të kthejë asnjë përgjigje për këtë shqetësim të ngritur, sot kemi një pyetje tjetër për Ramën dhe kryeqehajain e tij Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ku ka qënë Tahiri mbrëmjen e datës 12 Gusht?

Swiss Digital Mobile Reklama

A ke kaluar një mbremje konfidenciale në Ksamil me drejtorët Policisë së Vlorës dhe Gjirokastrës dhe çfare bisede u bë aty?

A ishin pjesë e këtij takimi edhe vëllezërit Habilaj dhe Klement Balili dhe me çfare cilësie ishin pjesë e tavolinës ministrit ?

Meqënëse kryeqehajai i Ramës ka axhendë të zënë me takime me narkotrafikatët më të mëdhenj të Ballkanit e Italisë për të garantuar trasportimin e sasisë më të madhe të kanabisit që ka parë ndonjëherë vendi, po presim përgjigje nga Rama. Shqiptarët kërkojnë të dinë të vërtetat e këtij krimi që ka mbuluar vendin. Pse organizohet nga qeveria? Pse menaxhohet nga ministri e vartësit e tij? Çfarë problemi ka Z Rama që fshihet dhe përpiqet ta fshehë këtë krim shtetëror me pasoja për vendin? Ndaj Shqipëria është më e mirë pa Edi Ramën.a

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?