Noka: Të shtunën ju largojmë. Braçe: Bujrum, merreni si në ’96
Pasi deputetët e PD-së u përfshinë në debate të forta tek Komisioni i Ligjeve, sherrin e vijuan tek Komisioni i Ekonomisë. Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka paralajmëruar një tjetër përgjim nga PD-ja për Agron Xhafajn, ndërsa ka shtuar se të shtunën do të largohet qeveria.
”Së shpejti një përgjim i ri që provon se Agron Xhafaj vijonte trafikun e drogës, gjatë kohës që vëllai i tij ka qenë ministër i Brendshëm. Largimi i Agron Xhafajt në Itali ishte një lëvizje dinake për t’u hedhur hi syve njerëzve. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim katarcipërisht i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër. Nëse të shtunën nuk lirojmë ministrin, bëhuni gati se do ju largojmë me gjithë kryeministrin”,-tha Noka.
Në përgjigjen e tij, kreu i komisionit, Erjon Braçe, i ka thënë se opozita mund ta marrë pushtetin me dhunë, duke i kujtuar vitin 1996. ”Bujrum, merreni me dhunë pushtetin, si në vitin 1996. Kërcënimet janë të rënda në raport me ligjin”.
KOHA JONË SONDAZH

