Noka thirrje Bashës pasi Gjykata i dha vulën e PD-së Berishës: Jo më be*eja me njëri-tjetrin

Nuk dihet sesi do të veprojë Lulzim Basha, pasi sot Gjykata e Apelit vulën e PD-së dha ja Sali Berishës. Por sekretari i përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka ka një thirrje për Bashën. Për të dera e PD-së është e hapur dhe demokratët nuk duhet më të bëjnë betejë me njëri-tjetrin.

”Sot është një ditë e gëzuar, e vërteta vonoi, por nuk harroi në këtë drejtësi politike ka edhe qeliza që i qëndrojnë tufanit politik dhe vendosën që zëri i demokratëve të dëgjohet, triumfoi sakrifica, mundi dhe qëndresa e demokratëve. Çdo anëtar i PD nga skaji më i largët deri në skajin tjetër, ka thirrjen tonë të bashkohemi të gjithë kundër narkoregjimit.

Ftesa jonë do të jetë posaçërisht për kolegët tanë, për çdo ish-drejtues të partisë që është atashuar apo ka qenë i gënjyer. PD është e vetmja që ka të sanksionuar në statut fraksionet, për ne është detyrim zbatimi i çdo neni të statutit në mënyrë të padiskutueshme.

Thirrja jonë do të jetë e palëkundur të luftojmë regjimin që po shpopullon vendin, s’kemi kohë të humbim në beteja me njëri-tjetrin”,-thotë Noka në ”Abc News Albania”.

SHKARKO APP