Noka thirrje grupit të Alibeajt: Tërhiqeni padinë, sinjal që PD është bashkë
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin blu, mbi daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore të vitit 2023. Për të është koha për reflektim, por edhe që grupi i Alibeajt të tërheqi padinë në Gjykatën e Apelit.
“Koha për të reflektim, nuk është kurrë vonë. I falënderoj. Tërheqja e padisë i jep sinjal demokratëve që jemi bashkë për një qëllim”, deklaron Noka.
Pas ftesës nga ana e Sali Berishës për të dalë me një kandidat për zgjedhjet lokale, grupi i Alibeajt këtë të hënë doli me një qëndrim, duke thënë se janë të gatshëm për të diskutuar dhe për të dalë me kandidatë të përbashkët, në interes të PD dhe opozitës.
Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili regjistroi ndryshimet statutore në Partinë Demokratike sipas Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 të Sali Berishës.