Noka zbulon lëvizjen e Berishës pas dorëheqjes së Bashës: 5 pengjet që janë brenda në bunker, derën e kanë të hapur

Çfarë do të bëjë tani Sali Berisha, kur Lulzim Basha nuk është më kryetar i PD-së? Deputeti demokrat, njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka thotë se Berisha do të nis një tur të ri në të gjithë Shqipërinë, kjo për bashkimin e demokratëve.

Po ashtu ai theksoi se PD-ja është e hapur për të gjithë deputetët përshirë edhe ata që sipas tij kërkojnë asgjësimin e PD, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për Bashën dhe mbështetësit e tij.

“Demokratët po kërkojnë bashkim. Sali Berisha së bashku me Komisionin e Rithemelimit, do të ndërmarrë një tur përbashkues. Dera është e hapur. 5 pengjet që janë brenda në bunker, derën e kanë të hapur. Ne nuk jemi si brava, nuk përjashtojmë askënd. Kushti i vetëm është vota dhe sovrani. Hajde bashkohemi dhe ecim për të rrëzuar regjimin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?