”Non-gratat” nga SHBA-ja, Erion Braçe: Proces pozitiv, do të ketë koment të grupit të PS-së

Listat e zezë e SHBA-së për Ballkanin, në mesin e tyre janë ish-deputeti Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi, por kjo ka trazuar politikën. Deputeti socialist Erion Braçe e konsideron një proces pozitiv ”pastrimin” e Ballkanit Perëndimor nga figura të përfshira në krim dhe korrupsion.

”Është një proces i shpallur nga presidenti amerikan Joe Biden shumë i qartë. E ka shpallur korrupsionin si rrezik jo vetëm në Amerikë, por edhe jashtë saj.

Një proces shumë pozitiv që ndihmon demokracitë me probleme, siç janë në rajonin tonë apo Shqipëri.

Nuk kam asnjë koment në lidhje me Departamentin e Thesarit. Do të jetë një koment të grupit parlamentar të partisë. Kreu do të ketë një qëndrim të qartë të të gjithë forumit”.

SHKARKO APP