Nora Malaj: Një mësues e qëlluan me levë vetëm se është pjesë e LSI. Kjo nuk është Shqipëria që duam

Kandidatja për deputete e LSI-së në Durrës, Nora Malaj ka sqaruar incidentin e ndodhur në Fushë-Krujë ku një anëtar i LSI-së është plagosur me levë në kokë.

Në një prononcim për mediat, Nora Malaj tha se një person i armatosur e ka sulmuar aktivistin e LSI-së brenda ambienteve të zyrës elektorale.

Malaj u shpreh e revoltuar nga mosreagimi i Policisë së Shtetit, e cila ende nuk ka gjetur autorin dhe nuk ka dhënë garanci për zgjedhjet.

Edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar për incidentet e ndodhura sot në Pukë dhe Fushë-Krujë, ku aktivistët dhe kandidatët e LSI janë dhunuar nga militantë të PS.

“Delinkuentet e Rilindjes së zhytur në llumin e krimit dhe të dhunës do ta marrin ndëshkimin e merituar në 25 qershor. Qytetarë, mos i kurseni!”,- shkruan Petrit Vasili në Facebook.

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1606388196041099/

SHKARKO APP