Nora Malaj: Shqipëria në drejtim të paditur

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj shprehet se shqiptarët sot janë në drejtim të paditur, për shkak të keqqeverisjes. Duke ju referuar një raporti ndërkombëtare për vendet më pak të lumtura, që e rendit në nivele negative Shqipërinë, Malaj thotë se këto të dhëna janë shqetësuese për vendin dhe brezat e rinjë.

Postimi i plotë në Facebook i Nora Malaj:

Dita e Lumturisë dhe Shqiptarët përsëri ne fundin të listës e në drejtim të paditur!

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot është dita ndërkombëtare e Lumturisë! Fatkeqësisht dhe në këtë ditë ndërkombëtare Shqipëria listohet sipas BB në vendin e 122 nga 145 që janë vendet e rajonit.Kjo ka shumë arsye, që nga problemet e rënda ekonomike e deri te emigrimi që po bëhet gangrena e shqiptarëve , tashmë duke prekur edhe fashën e fëmijëve nga 7 deri në 14 vjeç! Sa keq kur në një vend si yni me diell e ndriçim , me pasuri natyrore e ujore , përsëri zymtësia ka pllakosur çdo grupmoshë! Trishtim kur nuk gjen askund një rreze lumturie. Nuk e meritojnë ky vend ti vritet shpresa. Sa do të doja që më në fund e mira të pushtonte vendin tim, duke larguar, të keqen, djallëzinë, ligësinë e duke i bërë bashkë të gjithë shqiptarët ,për të mirën e vendit e të Shqipërisë! Dhe kësaj radhe trishtimi ka fituar mbi Lumturinë në Shqipëri dhe shqiptarët shfaqen prapë në drejtim të paditur! Po le të shpresojmë për të bërë më të mirën për pak lumturi për vendin tim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?