”Nuk do aplikohet fasha energjetike prej 800 kWh as në dhjetor”

Në komunikim me publikun për situatën energjetike, zv/kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dha lajmin se as në muajin dhjetor nuk do të aplikohet fasha energjetike prej 800 kWh.

Kryeministri Edi Rama thotë se në këtë sfidë, me rëndësi është kursimi. ”Vetëm duke qenë të bashkuar me të vërtetat e kësaj situate ne mund dhe do ta përballojmë edhe këtë sfidë, ku THEMELOR MBETET KURSIM”.

Balluku tha se në muajin nëntor, në rang vendi është kursyer vetëm 2% energji, shifër që pamundëson vijimin e mosaplikimit të çmimit të rritur të energjisë për konsumin mbi 800 kilovatorë në muaj.

SHKARKO APP