“Nuk e kanë me Bashën! E kanë me Presidentin Trump!”

Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka reaguar për sulmet e ditëve të fundit nga PS kundër kryedemokratit, Lulzim Basha. Në një reagim në Fabook, Strazimiri shprehet se sulmet ndaj Bashës për financimit rus nuk synojnë thjesht goditjen ndaj PD.
Postimi i plotë në Facebook i Genti Strazimirit:
“Ky kooperativisti, dhe kooperativa në të cilën bën pjesë, akuzojnë Lulzim Bashën se u ka paguar pare rusëve të Putin (?!), në mënyrë që të lobojnë e “t’i mbarojnë ca punë” tek Presidenti Trump… (?!)
Pse?! Sepse, sipas kooperativistit dhe kooperativës, rusët dhe Putin të mbarojnë punë në Shtëpinë e Bardhë pasi “Presidenti Trump ka ardhur në pushtet i ndihmuar nga Putin dhe jo nga vota e amerikanëve” …?!
Në Shtetet e Bashkuara u zhvillua një hetim në lidhje me këto akuza ndaj Presidentit Trump, nga ku rezultoi që “nuk ka asnje provë a indicie që të përligjë akuzat për lidhje midis fitores së Donald Trump dhe Putinit a Kremlinit” !!!
Ky hetim bindi Nensi Pelosin dhe Hillary Clinton por jo … Taulant Ballën… (?!) Ai është i vetmi në rruzull që nuk heq dorë nga bindja që “Presidenti Trump është njeri i Putinit”, dhe se “që të lobosh pranë tij duhet të paguash pare tek rusët e Putinit” …
Kaq kooperativiste është “çështja”! Kaq kooperativiste është logjika! Kaq kooperativiste ka mbetur kooperativa që Presidentin Trump e quajti “turpi i njerëzimit”!
P.S.
Ai momenti kur dyshon që sh. Enver nuk e kishte dhe aq keq kur i ndau veç ca shqiptarë në:
– të denjë për të ngrënë vetëm bukë misri (madje me misër të refuzuar nga lopët)
Sh. Enver i ka njohur më mirë se i ka ende të vetët!”.

SHKARKO APP